Shërohen dy pacientët me koronavirus, reagon menjëherë Manastirliu

0
339

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar menjëherë pas lajmit se dy të prekur me koronavirus në vendin tonë janë shëruar. “Dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë”, shkruan Manastirliu duke e cilësuar si një lajm të mirë.

Reagimi i Manastirliut

Lajm i mirë

Dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë

Dy pacientë, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.

#Bravo ekipit të spitalit infektiv

Por JU LUTEM KUJDESTë prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës

JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI

Nëse keni shenja të sëmundjes vetëm 127

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here