Në Kosovë u konfirmuan edhe 4 raste të reja të prekur me koronavirus. Aktualisht numri i të infektuarve me virusin COVID-19 ka shkuar në 28 persona.
“Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, një 32-vjeçar me vendbanim në Bibaj-Ferizaj. Ndërsa tre të tjerat janë raste kontakti, 2 prej tyre janë në Prishtinë, femra të moshës 50 dhe 29-vjeçare. E treta, një 40-vjeçare, jeton në Gjakovë. Të gjitha kontaktet janë të identifikuara”, njofton IKSHPK-ja.










































