“Në orën 19:00 do dalim në ballkone të shajmë virusin nga motra”, Rama tregon kërkesën e pazakontë të vlonjatëve. Ja çfarë thotë si deputet i zonës

0
317

Kryeministri Edi Rama teksa paralajmëronte qytetarët se do të ketë ndëshkime të ashpra ndaj atyre që shkelin rregullat e izolimit duke dalë nga shtëpia, tregoi dhe një kërkesë që i kishte ardhur në telefon nga disa qytetarë nga Vlora.

Ai tha se në orën 19:00 është paralajmëruar që vlonjatët të dalin në ballkone dhe të shajnë virusin nga motra. Teksa mbështeti iniciativën e tyre dhe se si deputet i kësaj zone do i bashkohet, Rama pohoi se qytetarët kurrësesi nuk duhet të dalin nga shtëpia.

“Deri të hënën në orën 5 të mëngjesi asnjë hap larg shtëpisë. Më shkruajnë nga Vlora se kanë vendosur të dalin në ballkon ne 7 të shajnë virusin nga motra. Se di si duruan kaq gjatë që s’u morën me motrën e kompetentin. Unë bashkohem sot dhe u jap mbështetjen time si deputet i Vlorës, me kusht që ta bëjnë nga ballkoni dhe mos të bëjnë xhap (hap) jashtë derës së shtëpisë. Ne të tjerët duhet të bëjnë ritualin në shtëpi dhe t’u tregojmë vendin këtyre tradhtarëve të kësaj pakice të vogël që po na prish punë dhe tu japim njëri-tjetrin ndihmën e nevojshme shqiptarëve. Rrugë tjetër nuk ka dhe kush kërkon rrugë tjetër mund t’i bjerë murit me kokë për mos të dalë nga shtëpia.”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here