Merren masa drastike/ ‘Mbyllet’ Shqipëria, Policia e Shtetit del me njoftim të RËNDËSISHËM: Edhe makinat e akredituara s’lejohet të lëvizin. Ja kush përjashtohet nga rregulli

0
308

Duke filluar nga ora 13:00, deri mëngjesin e së hënës në orën 05:00, asnjë mjet nuk mund të qarkullojë në rrugë, madje as makinat e akredituara. Policia e Shtetit thotë se do të lejohet të lëvizin vetëm makinat që transportojnë mallra, mjetet e policisë, Forcat e Armatosura dhe Policia e Burgjeve.

Policia e Shtetit

Në zbatim të urdhrit për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19:

Ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Përjashtohen nga ky rregull, mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë (delivery).

Të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit shfuqizohen, duke filluar nga ora 13:00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here