Google search engine
Home Politike Merr fund ëndrra e opozitës për zgjedhje të parakohshme, reforma zgjedhore shtyhet...

Merr fund ëndrra e opozitës për zgjedhje të parakohshme, reforma zgjedhore shtyhet për në verë

0
499

Situata e krijuar në Shqipëri për shkak të mbërritje së virusit Covid-19 duket se ka zbehur ëndrrat e opozitës dhe presidentit Ilir Meta për zgjedhje të parakohshme. Para se koronavirusi të shfaqej në vendin tonë, opozita dhe kreu i shtetit kishin zbritur në rrugë, duke protestuar kundër qeverisë, ndërsa ishin optimist se vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë që, kjo gjë u vu re edhe kur partitë politikë bënë një farë armëpushimi me njëra-tjetrën, teksa u ulën në tryezën e reformës zgjedhore, ndërsa Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kishin nisur edhe takimet me qytetarët për të karikuar elektoratin, lëvizje këto që nënkuptonin se në mënyrë të heshtur palët kishin rënë dakord se do të kishte zgjedhje. Por duket se të gjitha këto do të mbeten ëndrra në sirtar, pasi situata të cilën po kalon vendi ka zbehur çdo shpresë. Kjo do të thotë se shanse që në vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme janë zero.

Në këtë kontest, gazeta ka bërë një analizë, ku faktori numër një që ka hedhur në erë këtë plan është koronavirusi, i cili ka detyruar qeverinë që të marrë një sërë masash drastike për të parandaluar përhapjen e tij. Kështu që, duke qenë se gjithë shteti është në këmbë për të bërë gjithçka mundet për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19, gjasat janë vendi të mos shkojë në zgjedhje, aq më tepër që edhe qytetarët tanimë nuk iu intereson politika, por janë fokusuar tek kujdesi ndaj vetes.

Ndërsa faktori numër dy është pikërisht mungesa e një informacioni se sa mund të zgjasë kjo situatë, e cila mund të shkojë përtej disa muajsh, deri në një vit, duke bërë që shanset për të pasur zgjedhje të parakohshme janë zero. Madje, nëse kjo gjendje do të vazhdojë, mund të vihen në pikëpyetje edhe zgjedhjet parlamentare të 2021. Por këtë nuk janë të vetmit faktorë që kanë shuar ëndrrën e opozitës dhe Metës për zgjedhje të parakohshme. Një shembull i freskët se përhapja e koronavirusit ka dominuar mbi politikën, duke ua prishur planet vjen nga fqinji jonë, Maqedonia e Veriut. Ky vend në datën 12 prill pritej që të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare, por këto zgjedhje nuk do të mbahen. Shkak për shtyrjen është bërë situata e koronavirusit, i cili është përhapur edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra, të gjitha këto tregojnë se edhe në vendin tonë nuk ka për të pasur zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Reforma zgjedhore drejt shtyrjes për në verë

Por koronavirusi duket se po ndikon edhe në zhvillimet e tjera politike, duke bërë që shumë Parlamenti dhe shumë komisione parlamentare të paralizohen. Gazeta ka mësuar se edhe reforma zgjedhore, e cila ishte parashikuar që të mbyllej në 15 mars, pritet që të shtyhet për në verë. Sipas informacioneve, në kushtet kur afatet e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore kanë përfunduar, mësohet se ky komision do t’i drejtohet Kuvendin me një kërkesë, duke i kërkuar shtyrjen e afateve të punës së tij. Pra, i bie që nëse kjo gjë do të miratohet, reforma zgjedhore pritet që të përfundojë në verë. Ndërkohë, burime nga komisioni i reformës zgjedhore, që tanimë njihet me emrin Këshilli Politik bën me dije se palët po punojnë online, në mënyrë që të vijohet me planin e punës që ka komision. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here