Google search engine
Home Politike Drejtesi Mbi 1.8 mijë denoncime në vit për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar,...

Mbi 1.8 mijë denoncime në vit për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, KPK ka refuzuar shumicën e dokumenteve

0
388
Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me Rovena Gashi, prokurore ne Prokurine e Pergjithshme. Gashi e cila po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e saj nuk eshte paraqitur ne seance. /r/n/r/nLulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC with the Prosecutor at the General Prosecutor's Office Rovena Gashi.

Pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë dorëzuar mijëra dosje për aferat në drejtësi, ku shumë qytetarë kërkojnë hetim të thelluar për padrejtësitë që janë bërë ndaj tyre. Pas thirrjes së KPK, e cila inkurajoi qytetarët përmes formularit të denoncimeve që të depozitonin prova për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, numri i denoncimeve filloi të rritej ndjeshëm. Kështu, sipas të dhënave të siguruara nga gazeta, gjatë gjithë vitit që lamë pas, nga janari 2019-dhjetor 2019 pranë organeve të vetingut janë regjistruar rreth 1.858 denoncime.

Në fillim të vitit që lamë pas, pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u regjistruan 153 denoncime nga qytetarët për gjyqtarët dhe prokurorët. Por duke shpresuar tek organet e reja të vetingut, në muajin shkurt numri i denoncimeve u rrit, duke arritur në 184. Por ndonëse nga njëri muaj në tjetrin ka pasur ulje-ngritje, denoncimet nuk u ndalën asnjë muaj. Në mars të 2019 besimi i qytetarëve sikur filloi të zbehej, duke shënuar një rënie të konsiderueshme të numrit të denoncimeve. Pranë KPK në këtë muaj u regjistruan 142 ankesa për njerëzit e drejtësisë. Muaji prill ishte muaji që kapi numrin më të lartë të denoncimeve, duke shkuar në 227 ankesa për gjyqtarë dhe prokurorë. Por edhe në muajin maj edhe pse në rënie, numri i denoncimeve ishte i konsiderueshëm, duke shënuar 218 ankesa.

Një ulje të besimit të qytetarëve pësoi edhe muaji qershor, ku u regjistruan 173 denoncime, ndërsa me një rritje fare të lehtë u pasua muaji korrik, në të cilin u regjistruan 176 denoncime. Por muaji gusht, ka qenë edhe muaji me numrin më të vogëel të denoncimeve në vitin 2019. Në gusht pranë këtij organi u regjistruan vetëm 74 denoncime. Në shtator, numri i denoncimeve pësoi një rritje besimi dhe ndërgjegjësim të qytetarëve, duke e çuar në 124 numrin e denoncimeve pranë KPK, ndërsa në muajt tetor dhe nëntor pranë këtij institucioni u regjistruan 135 denoncime. 2019 u mbyll me një rënie të numrit të denoncimeve, duke e çuar në 116. Pra gjatë 2019 numri më i lartë i denoncimeve u regjistrua në muajin prill me 227 denoncime, ndërsa numrin më të ulët të denoncimeve u shënua në muajin gusht me 74 denoncime.

Në fillim qytetarët shprehën skepticizëm në lidhje me ecurinë që do kishte reforma në drejtësi, pasi gjatë muajit tetor 2017 u bënë vetëm dy denoncime, numri tyre filloj të rritej nga dita në ditë. Gjatë muajit nëntor 2017 numri i denoncimeve u rrit në 112 dhe në dhjetor akoma më shumë pasi numri qytetarëve që denonconin aferat e gjyqtarëve dhe prokurorëve shkoi në 321. Një detaj ky që tregon se qytetarët kanë rritur besimin akoma më shumë tek reforma në drejtësi. Ndërsa viti 2018 pati një “boom” denoncimesh, edhe gjatë muajve të verës. Numrin më të ulët të denoncimeve në vitin 2018 e kapin muajt gusht dhe nëntor me 106 ankesa, ndërsa numrin më të lartë e kap muaji korrik me 224 denoncime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here