Koronavirus ka pezulluar sportet në të gjithë botën dhe ka dërguar shumë atletë në izolim, në mënyrë që të mos infektohen.
Në izolim është edhe skuadra e Bayern Munich. Lojtarët e gjigantit bavarezë po qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dhe ushqimin për ta po e përgatit kuzhinieri Alfons Schuhbeck, i cili u tregon lojtarëve një plan-vakt.
Schuhbeck pretendon se ai ka një ilaç që mbron nga korona, dhe atë ua jep lojtarëve.
“Për lojtarët e Bayernit, unë bëj lëng xhenxhefili çdo mëngjes. Për të qenë të saktë, gjysma xhenxhefil i shtrydhur dhe tjera lëng limoni”, ka deklaruar kuzhinieri, përcjell lajmi.
“Djemtë gjithashtu konsumojnë acide yndyrore Omega-3 përmes vajit të peshkut dhe farave të lirit ose shegës”.
“Përveç kësaj, unë rekomandoj shafran të Indisë ose hudhër”.
“Ai rrit mekanizmat e tyre mbrojtëse shëndetësore në maksimum, ata vështirë se mund të sëmurën. Nëse pini ilaçin gjatë gjithë kësaj kohe, me siguri nuk do të infektohen me koronavirus”.
Asnjë futbollist i Bayern deri më tani nuk është infektuar me koronavirus.







































