Ditën e sot është thelluar numri i viktimave dhe të infektuarve. Nëse Lombardia ka pasur 3251 të prekur dhe 546 vdekje ditën e sotme, Italia në total ka pasur 793 të vdekur dhe 42681 të prekur. Ditën e sotme ka pasur 943 të shëruar.
Italia regjistron një rekord të ri tragjik të vdekjeve të koronavirusit: 793 njerëz kanë vdekur në 24 orët e kaluara, ndërsa dje, 20 mars, pati 627 vdekje të reja. Komisioneri i urgjencës Angelo Borrelli në konferencwn e zakonshme pwr shtyp ilustroi buletinin e fundit.
Numri i përgjithshëm i viktimave rritet në 4825. Tw prekurve aktualw rritet në 42.681 pacientë, me 4,821 raste të reja në ditë, gjë që e çon numrin e përgjithshëm kombëtar në 53.578 persona të prekur deri më tani. Sa për shërimet, 943 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit, dhe për këtë arsye numri i përgjithshëm i shërimeve rritet në 6.072 persona.
Aktualisht janë 17,708 pacientë të shtruar në spital me simptoma, duke përfshirë 2.857 në kujdes intensiv. 22116 janë në vend të kësaj njerëz në izolim në shtëpi në të gjithë Italinë. Numrat më të rëndë vijnë edhe një herë nga Lombardia, ku brenda një dite të vetme pati 3.095 vdekje dhe 3251 infeksione të reja.







































