Google search engine
Home Lifestyle Kancelarja gjermane si të gjithë njerëzit bën pazarin në supermarket, bie në...

Kancelarja gjermane si të gjithë njerëzit bën pazarin në supermarket, bie në sy produkti “me shumicë” për të shtyrë karantinën

0
378

Të gjithë njerëzit po rendin nëpër supermarkete për të blerë produktet e nevojshme, edhe për të krijuar stoqe, për të pasur si gjendje në shtëpi, në këtë kohë kur pandemia është përhapur në të gjithë botën.

Nuk bën përjashtim as kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila, si çdo qytetar ka rendur në market për të mbushur shportën me produktet e nevojshme për të pasur në shtëpi.

Por, në lajmin dhe foton e publikuar nga gazeta gjermane “Bild”, në karrocën e marketit bie në sy produkti që ka marrë me shumicë, për të shtyrë karantinën, vera. Dhe nuk ka marrë një, por plot katër shishe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here