Epiqendra e tërmetit të fuqishëm në Greqi, shkundi Gjirokastrën, Korçën e u ndje deri në Vlorë, sizmiologu i njohur: Ja pse jemi të shqetësuar…

0
304

Një tërmet i fuqishëm është shënuar në Greqi. Tërmeti ishte me magnitudë 5.6 të shkallës rihter dhe epiqendra ishte 10 km në veri të Kanallákion, zonë shumë afër Janinës.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 14 kilometra në verilindje të Pargës, jo shumë larg kufirit me Shqipërinë, duke bërë që lëkundjet të ndjehen të forta edhe në Sarandë e Gjirokastër, e në zonat e tjera përreth.

Ka raportime për të paktën tre të plagosur.

Por ndërkohë tërmeti në fjalë u parapri nga një tërmet më i vogël. Eksperti i njohur i sizmiologjisë në Greqi, Efthimios Lekkas tha se pikërisht kjo i shqetëson.

“Jemi të shqetësuar pasi nisi në një pikë të ulët, 4.2 në shkallën Rihter rreth mesnatës dhe arriti në 5.6 të shkallës Rihter në orën 2.49”, tha ai. “Po e ndjekim fenomenin dhe jemi skeptikë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here