Dy shtetet më të populluara në Amerikë kanë marrë vendim për izolim total. Përjashtim do të ketë vetëm në rastet kur lëvizjet janë të domosdoshme.
Masat pasojnë veprimet e administratës Trump për të tejkaluar krizën e shëndetit publik ndërsa ligjvënësit po përpiqen të arrijnë marrëveshje që do të ndihmonte ekonominë amerikane të dëmtuar nga përhapja e koronavirusit.
Rrugët e Kalifornisë janë bosh. Afro 40 milionë njerëz janë të izoluar. Një urdhër i ngjashëm është dhënë edhe në Nju Jork.
“Kjo është mundësia jonë e vetme që të ulim nivelin e përhapjes së virusit”, -tha Andrew Cuomo, guvernator i Nju Jorkut.
Prej së dielës në Nju Jork vetëm bizneset e domosdoshme mund të qëndrojnë të hapura. Por Presidenti Trump nuk po konsideron ende mundësinë e një izolimi mbarëkombëtar.








































