Dy pacientë të kontakte të pacientit zero janë rekuperuar. Pas daljes nga spitali ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë
Po çfarë kure është përdorur për të shëruar dy pacientët me COVID-19?
Eugena Tomini, Instituti i Shëndetit Publik tha:
“Ministria e Shëndetësisë ka siguruar medikamentet bazë duke u mbështetur në protokollin e hartuar nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare. Terapia mbështetet në protokollin klinik mbështetur në medikamentet që trajtojnë shenjat klinike.”







































