Google search engine
Home Politike “Ata që përpiqeshin të dobësonin Shqipërinë vite më parë, janë duke u...

“Ata që përpiqeshin të dobësonin Shqipërinë vite më parë, janë duke u përpjekur sërish”, ambasadorja Yuri Kim lëshon deklaratën e fortë: Heqin fajin nga vetja, shtiren si “shpëtimtarë”

0
336

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ambasadës, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë, teksa ka shpërndarë artikullin mbi Raportin e Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm, shigjeton në akuza Kinën, ndërsa shkruan se dikur përpiqej të dobësonte Shqipërinë.

“Raporti i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) tregon se ata që përpiqeshin të dobësonin Shqipërinë vetëm disa vite më parë, janë duke u përpjekur sërish – duke përdorur keqinformim dhe propagandë për të fshehur të vërtetën, duke hequr fajin nga vetja dhe duke u shtirur si “shpëtimtarë” të krizës që ata vetë shkaktuan. Historia ka rëndësi, faktet kanë rëndësi”, shkruan ambasadorja Yuri Kim. Kujtojmë se nga Kina nuk kanë munguar akuzat në drejtim të SHBA-ve, duke akuzuar këtë të fundit se fshihet pas COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here