627 të vdekur në 24 orë dhe 4032 në total që nga fillimi i infeksionit, italianët bëjnë mrekullinë, ideojnë shpikjen që shpëton jetë

0
287

Në Itali shënohet numri rekord i të vdekurve, 627 në 24 orë dhe 4032 në total  që nga fillimi i infeksionit. Të shëruarit janë 689 në 24 orë në total 5129.

Marco Ranieri, është 60 vjeç dhe drejtor i Njësisë së Anestezizë dhe Terapisë Intensive në poliklinikën Sant’Orsola të Bolonjës. Së bashku me dy kolegë të tij, kanë ideuar një mekanizëm që arrin të lidhë me një ventilator pulmonar jo një, por dy pacientë.

Mekanizimi u prodhua për 72 orë në një kompani të Mirandolës, u testua dhe ka dhënë tashmë rezultate pozitive.

“Një ide e thjeshtë, por gjeniale që mund të ndihmojë shumë repartet e terapisë intensive në Itali e në mbarë botën”, thonë ndjekësit në Facebook. Italia është kthyer tashmë në vatrën e re të sëmundjes në botë.

Mjekët atje përballen çdo ditë me sfidën e madhe për të shpëtuar jetë, përballë një situate që nuk po njeh përmirësim. Një nga qytetet më problematike është Bergamo, i cili ka nisur të krahasohet me Wuhanin për nga përmasat e përhapjes së sëmundjes.

Italia është tani praktikisht në duart e punonjësve të saj të shëndetësisë. Pavionet e kujdesit intensiv në spitale kanë seksione me nga 10 pacientë secili, dhe një mjek dhe me katër infermierë që punojnë me turne tetë-orëshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here