Google search engine
Home Aktualitet Zv.ministrja e Shëndetësisë: Ju tregoj si është gjendja e personave me koronavirus...

Zv.ministrja e Shëndetësisë: Ju tregoj si është gjendja e personave me koronavirus të shtruar tek Infektivi

0
329

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar të prekur me koronavirus.

Ajo tha se 3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.

“Në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. 
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital! 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here