Italia po përjeton periudhën më të errët që mund të kenë parë ndonjëherë, ku numri i viktimave për 24 orë shon mbi 400 dhe i të infektuarve dhe numri i të infektuarve ka arritur shifra të frikshme.
Por të humbur fatkeqësisht ka pasur edhe në radhët e bluzave të bardha. Gjashtë mjekë të tjerë kanë humbur jetën në Itali orët e fundit, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në mesin e bluzave të bardha në 14, raporton “IlMessagero”.
Mjekët që ndërruan jetë janë Luigi Ablondi, i Spitalit në Crema; Giuseppe Finzi, në Kremona, Antonino Buttafuoco, mjek i përgjithshëm në Bergamo.
Në Como, humbën jetën edhe dy mjekë të tjerë: Giuseppe Lanati, pulmonolog dhe Luigi Frusciante, mjek i familjes. Ata të dy ishin në pension, por kishin dalë në punë.
Lista e viktimave në mesin e mjekëve përditësohet vazhdimisht. Dhe një mjek tjetër vdiq i prekur nga Covid-19: ai është Franco Galli dhe ai ishte mjek i përgjithshëm në Medole, në zonën e Mantua.






































