Google search engine
Home Bota Rajoni Rumania vepron ashpër ndaj mosbindësve të masave të marra nga qeveria për...

Rumania vepron ashpër ndaj mosbindësve të masave të marra nga qeveria për luftën kundër koronavirusit

0
338

Qeveria rumune ka vendosur masa më të rrepta, në këtë luftë përballë një virusi të pamëshirshëm. Për të gjithë ata që nuk respektojnë rregullat, do të ketë dënim me burg për 3 vjet.

Por, nëse dikush nuk respekton masat dhe veprimet e papërgjegjshme të tij çojnë në infektimin e personave të tjerë, atëherë masa e dënimit do të jetë 5 vjet burg.

Ndërsa, për ata që shkelin masat e qeverisë dhe nëpërmjet sjelljes së papërgjegjshme shkaktojnë vdekjen e dikujt tjetër të prekur nga koronavirusi, dënimi me burg është 15 vjet.

Në Rumani për momentin ka 230 të infektuar, ndërsa rreth 3800 ndodhen në karantinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here