Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK u testuan 5 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre doli pozitiv.
Numri i të prekurve në Kosovë arrin në 22. Sipas IKSHPK-së, 67-vjeçari është rast kontakti nga komuna e Malishevës.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thotë se po e përcjellë me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetizolim shtëpiak, shkruan “Koha”.









































