Google search engine
Home Aktualitet Policia sqaron procedurat, ja çfarë do ndodhë me aplikimet për pasaporta dhe...

Policia sqaron procedurat, ja çfarë do ndodhë me aplikimet për pasaporta dhe si duhet vepruar për qarkullimin

0
519

Policia e Shtetit u ka dhënë disa përgjigje qytetarëve në lidhje me masat e marra për parandalimin e COVID-19. Nëpërmjet disa fotove të publikuara në facebook, Policia e Shtetit i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve për lëvizjen me automjete për në punë, pajisjen me pasaportë, apo lëvizjen e punonjësve të policisë bashkiake dhe ushtarake.

Policia e Shtetit thotë se deri në datën 3 prill zyrat për tërheqjen e pasaportave apo për të aplikuar për një të tillë do të jenë të mbyllura dhe asnjë qytetar nuk mund të pajiset me këtë dokument të paktën deri në këtë datë. 
Përsa i përket lëvizjes me automjete private, Policia e Shtetit thotë se duke plotësuar vetdeklarimin online, çdo person mund të lëvizë me automjetin e tij privat për të shkuar në punë. Lëvizja e automjeteve do të jetë nga ora 06:00-08:00 e mëngjesit dhe 16:00-17:00 e pasdites. Gjithashtu punonjësit e policisë bashkiake, ushtrisë dhe zjarrfikëses mund të udhëtojnë me automjetet e tyre private, por duhet të akreditohen nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë, Policia e Shtetit thotë se do të lejohet lëvizja e mjeteve rrugore që kryejnë transporte të mallrave brenda dhe jashtë vendit për llogari të individëve, firmave dhe kompanive vendas dhe të huaja, furgonçina, furgonë, kamionë të cilët merren më furnizimin e me produkte ushqimore dhe blegtorale dhe që ofrojnë shërbime për qytetarët, mjetet që transportojnë bazë ushqimore për blegtorinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here