Spanja ka deri më tani 19980 persona të prekur nga koronavirusi, mes tyre 1002 viktima.
Mësohet se një i vdekur për çdo 16 minuta në spitalet e Madridit, qyteti më i prekur nga koronavirusi në Spanjë, me mbi 3 mijë të shtruar.
Të dhënat u raportuan nga e përditshmja ‘El Pais’, e cila shpjegon se si në bilanc nuk përfshihen personat e vdekur në strukturat e tjera shëndetësore.
Sipas ekspertëve, është e pamundur që të llogaritet numri total i të infektuarve.
Ministri i Shëndetësisë spanjolle, Salvador Illa, bëri me dije se qeveria do të vendosë në dispozicion të rajoneve 210 milionë euro, për luftën kundër pandemisë.






































