Dy shqiptarë u arrestuan ne Barcelone, pasi përplasën makinën me të cilën udhetonin në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të Barcelonës.
Ngjarja sipas mediave të huaja ka ndodhur sot në mëngjes, ndërkohë që raportohet se ata kanë leshuar thirrje islamike.
Per fat nuk ka pasur të lenduar. Aeroporti i Barcelonës është gati bosh, siç janë aeroportet në të gjithë Spanjën, për shkak të një bllokimi të pjesshëm të imponuar për të luftuar epideminë e koronavirusit.
Nga kontrolli, nuk eshte gjetur lende eksplozive ne makine.
Ministri i Brendshëm tha se ishte shumë herët për të përcaktuar qëllimet e dy te arrestuarve dhe hetimi deri më tani nuk kishte zbuluar se ata kishin ndonjë lidhje me ndonjë organizatë terroriste.






































