Google search engine
Home Aktualitet Ndodheni në Austri dhe keni tejkaluar qëndrimin e lejuar në zonën Shengen?...

Ndodheni në Austri dhe keni tejkaluar qëndrimin e lejuar në zonën Shengen? MEPJ-ja jep informacionin e rëndësishëm

0
315

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nxori një njoftim për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Austri, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Shengen.

Sipas MEPJ-së, nëse shtetasit shqiptarë që janë në Austri dhe kanë tejkaluar afatet për lëvizjen në zonën Shengen dhe dëshmojnë se janë bllokuar për shkak të pandemisë, nuk do të penalizohen.

Autoritetet austriake kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera nuk do të lejohet të hyjnë në Austri, duke filluar nga dita e sotme, 20 mars 2020, me përjashtim të atyre që kanë lejeqëndrimi të vlefshme në këtë vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here