Google search engine
Home Bota Mbyllet edhe Britania! Kryeministri vuri mend dhe vendosi masa të tjera të...

Mbyllet edhe Britania! Kryeministri vuri mend dhe vendosi masa të tjera të rrepta kundër Covid-19

0
394

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka marrë vendim për “mbylljen” e Britanisë së Madhe, nga dita e premte, pasi ka urdhëruar, baret, restorantet, kinematë dhe palestrat që të mbyllin dyert, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Teksa sëmundja COVID-19 përhapet në gjithë botën, qeveri, kompani dhe investitorë janë duke u përballur me krizën më të rëndë të shëndetit publik prej pandemisë së vitit 1918.

Ai ka thënë se e kupton sa e vështirë është që të ndalohet tradita e britanikëve për të vizituar baret, mirëpo një gjë e tillë tani është kthyer në domosdoshmëri.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka raportuar për 3983 persona të prekur me koronavirus, pas testimit të 66.976 personave. Deri më tani 177 vetë kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje në Britani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here