Koronavirusi ka sjellë një situatë të pazakontë, duke e kthyer vendin në një shtetrrethim, ku mbyllja e kufinjve ka krijuar bllokimin e lëvizjeve me mbylljen e kufinjve.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër për shkak të situatës COVID-19 nuk do të penalizohen.
Sipas autoriteteve zviceriane, derisa situata të kthehet në një gjendje normale, qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen.









































