Google search engine
Home Politike Koronavirusi ka “mbërthyer” vendin dhe po përhapet me shpejtësi! Ambasadori kinez në...

Koronavirusi ka “mbërthyer” vendin dhe po përhapet me shpejtësi! Ambasadori kinez në Tiranë: Kina do ta ndihmojë Shqipërinë

0
316

Ambasadori i Kinës në Tiranë, z. Zhou Ding tha se Shqipëria ka provuar miqësinë e vet për Kinën në ditë të vështira dhe se kjo miqësi e mirë do t’i rikthehet.

“Unë gjithmonë kam mbajtur komunikim të ngushtë ne qeverinë shqiptare, në veçanti me kryeministrinë dhe ministrinë e Shëndetësisë. Në ditët e vështira të epidemisë në Kinë, Presidenti Meta, Kryeministri Rama, kryeparlamentari Ruci u dërguan letra solidariteti udhëheqësve kinezë. Madje kryebashkiaku i Tiranës Veliaj organizoi një aktivitet solidarizimi në një nga restorantet kineze në Tiranë  në bashkëpunim me ambasadën kineze për luftën kundër pandemisë.

 Të gjitha këto e vërtetojnë fjalën e urtë shqiptare. Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Tashmë që Shqipëria kërcënohet nga pandemia ne do të qëndrojmë në krah të popullit shqiptar. Dhe në shumë raste i kemi dërguar të dhëna Ministrisë së Shëndetësisë ISHP-së dhe medias shqiptare gjetjet më të fundit në lidhje me hulumtimet mbi COVID-19, të parandalimit, kontrollimit dhe shërimit nga virusi,” tha ambasadori në studion e Ilva Now.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here