Është rritur në 3359 numri i operatorëve shëndetësorë të infektuar në Itali, 659 vetëm në 48 orë.
Federata e Urdhrit të Mjekut bëri të ditur se ky numër përfaqëson 10% të totalit.
Në zonat vatra të shpërthimit të pandemisë mjekët po trumbetojnë me dëshpërim që njerëzit të ndërgjegjësohen, të qëndrojnë në shtëpi jo vetëm për të mbrojtur veten, por këdo, edhe bluzat e bardha, që tashmë janë në pakicë. Infektimi i tyre nënkupton mungesë personeli dhe mosshërbim me efikasitet të pacientëve.
































