Google search engine
Home Aktualitet Izolimi i qytetarëve në shtëpi sjell probleme me telefonin dhe internetin, AKEP...

Izolimi i qytetarëve në shtëpi sjell probleme me telefonin dhe internetin, AKEP tregon detaje se si mund t’i shmangim

0
356

Qytetarët shqiptarë prej disa ditësh janë izoluar në shtëpitë e tyre me urdhër të qeverisë për të parandaluar përhapjet e COVID-19. Por ky izolim ka bërë që të gjithë të kenë akses në shtuar në rrjetet sociale dhe jo vetëm, çka ka sjellë probleme në rrjetin e telefonisë dhe internetit. Në kuadër të këtyre problemeve, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare reagoi përmes një postimi, duke dhënë disa detaje për të shmangur këtë kaos.

Sipas AKEP, qytetarët duhet të shmangin lidhjen e disa pajisjeve në të njëjtën kohë me internet, si dhe duhet të eliminojnë shkarkimin apo shikimin e filmave me rezolucion të lartë. Por edhe shkarkimi i lojërave si dhe lidhja e pajisjeve që mundësojnë kanalet televizive janë rekomanduar për tu reduktuar nga AKEP. Po ashtu AKEP dha edhe disa udhëzime dhe këshilla teknike të vlefshme gjatë përdorimit të internetit. Qytetarët duhet ta vendosin pajisjen e modemit në një pozicion të përshtatshëm që të mundësojë mbulimin e të gjithë sipërfaqes së shtëpisë dhe të shmang sa më shumë pengesat, siç mund të jenë muret e trasha apo pjesë metalike.

Por AKEP sugjeron që të evitohen aktivitete digjitale, të cilat konsumojnë një sasi të konsiderueshme të internetit nga ora 19:00 deri në orën 23:00, si dhe përdorimi i internetit nga rrjetet celulare 4G. Por për përdorimin e shërbimeve të cilat duhet të përdoren nga jashtë mjedisit të punës, AKEP rekomandon përdorimin e rrjetit virtual privat (VPN), nëse punëdhënësit e kanë lejuar këtë dhe ia ka dhënë këtë të drejtë. Në këtë rast, për një lidhje të sigurt dhe pa shkëputje, sipas AKEP rekomandohet përdorimi i kabllit Ethernet, i cili lidh kompjuterin me modemin e internetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here