Google search engine
Home Bota Festa familjare që u kthye në tragjedi/ Gruaja vdes nga koronavirusi pa...

Festa familjare që u kthye në tragjedi/ Gruaja vdes nga koronavirusi pa e mësuar që Covid 19 i mori jetën dhe dy fëmijëve të saj dhe 7 të tjerët u infektuan

0
325

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi duke marrë shymë jetë njerëzish, ku numri i të vdekurve i ka kaluar 10 mije në botë. 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një familje në Nju Xhersi, ku Covid 19 i mori jetën tre anëtarëve të familjes. 7 persona u infektuan brenda të njëjtës familje gjatë një dreke në 10 mars, ku ishin mbledhur të gjitha bashkë për të festuar.

Festa familjare që u kthye në tragjedi/ Gruaja vdes nga koronavirusi

73 vjecarja Grace Fusco përfundoi në spital, ku qëndroi për ditë të tëra e pavetëdijshme. Gruaja merrte frymë me ndihmën e aparaturave.

Ajo vdiq disa orë pasi nga koronavirusi i kishte marrë jetën dhe fy fëmijëve të saj: djalit Carmine, dhe vajzës 55 vjecare, Rita Fusco-Jackson.

Katër fëmijë të tjerë të zonjës Fusco janë në spital. 73 vjecarja dhe vajza e saj po trajtoheshin në qendrën CentraState Medical Center në Nju Xhersi, ndërsa Carmine vdiq në një spital të Pensilvanisë, pranë shtëpisë së tij në Bath.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here