E thonë studiuesit amerikanë: Kjo është shenja e parë që tregon se jeni infektuar me koronavirus

0
344

Sipas të dhënave të publikuara nga një studim i botuar në American Journal of Gastroenterology, shenja e parë e koronavirusit për shumë pacientë është problemi me tretjen si diharreja.

Thuajse gjysma e pacientëve me koronavirus, në spitalet e provincës kineze Hubei, ankoheshin si fillim për probleme me trertjen.

Kërkuesit kanë zbuluare se thuajse gjysma, 48.5% e 204 pacientëve që janë analizuar në studim janë shprehur se shenja e tyre e parë ishte probleme me tretjen, si diharrea, të vjella, dhe dhimbje abdominale.

Një numër më i vogël i këtyre rasteve, 7%, raportuan edhe probleme respiratore, që është edhe një nga simptomat më të zakonshme të lidhura me virusin.

Studiuesit thanë se zbulimet  e reja kanë një rol të rëndësishëm pasi mund të ndihmojnë specialistët në zbulimin e virusit. Me diagnozën e hershme, mjekët mund të lëvizin më shpejt për të karantinuar këta pacientë, duke ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së pandemisë.

“Mjekët duhet ta kuptojnë që simptomat e tretjes, të tilla si diarrea, mund të jenë një tipar dallues  i COVID-19,” përfunduan studiuesit, duke shtuar se ata nuk duhet të “presin që të shfaqen simptomat e vështirësive në frymëmarrje për të vepruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here