Trageti italian GNV është kthyer në kohë rekord në një “anije spitalore lëvizëse”.
Lëvizja e shpejtë ndodhi për të lehtësuar kështu sadopak fluksin e spitaleve në të gjithë vendin si pasojë e përhapjes masive të Koronavirusit.
Anija spitalore është vendosur në rajonin e Ligurias, në Xhenova dhe nga e hëna do të presë pacientë të prekur nga Covid-19. Aktualisht aty ndodhen rreth 25 shtretër-kabina, të cilët mund të shkojnë 400, në varësi të nevojave por edhe duke respektuar distancën e detyruar.
Anija do të shërbejë për të gjithë njerëzit të cilët janë në fazën e largimit nga spitali, por u kërkohet të kalojnë një periudhë në strukturat e kontrolluara, para se të kthen në shtëpitë e tyre.









































