Shifra të frikshme vijnë nga Italia. Numri i të infektuarve nga koronavirusi shkon në 33.190, me një rritje prej 4480 në një ditë, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 41.035 të prekur.
Ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 3405, 427 më shumë se një ditë më parë.
Shënohet viktima më e re nga koronavirusi në Itali. Bëhet fjalë për një vajzë 27-vjeçare nga Pesaro, e cila gjeti vdekjen të enjten, më 19 mars.
Megjithatë identiteti i saj nuk bëhet me dije. E reja figuron mes 22 personave që gjetën vdekjen ditën e djeshme në zonën e Marche, për shkak të koronavirusit.
E reja, vuante dhe nga patologji të tjera, çka e çuan drejt vdekjes.
Në Itali numri total i të prekurve ka arritur 41035, ndërsa i viktimave në 3405.







































