Detaje të reja kanë dalë për dy personat nga qyteti i Kavajës që janë të infektuar me COVID-19.
Bëhet me dije se dy të prekurit janë babë e bir të cilët aktualisht ndodhen në spitalin Infektiv, ku po marrin mjekim.
Edhe familjarët e tyre, deri më tani nuk ka shfaqur simptoma, por vijojnë të jenë të vetëizoluar në shtëpitë e tyre. Po kështu, e gjithë zona është në karantinë.






































