Rreth 3 mijë të vdekur dhe 35 mijë të infektuar / Publikohet raporti i detajuar në Itali: 70% e viktimave janë burra, 22 nën 50 vjeç

0
347

Shifra tepër tragjike vijnë nga Italia për shkak të përhapjes së virusit Covid-19. 475 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, bilanci më i rëndë i regjistruar ndonjëherë, duke çuar numrin total të viktimave në rreth 3 mijë. Gjithashtu janë shënuar dhe mbi 2 600 raste të reja me koronavirus, ndërsa në total janë rreth 35 mijë të infektuar.

Në këtë situatë të rëndë në vendin fqinj, autoritetet italiane kanë publikuar të dhëna mbi viktimat e këtij virusi vdekjeprurës.

Deri të martën (17 mars), më shumë se 70 përqind e viktimave ishin burra, mosha mesatare e të cilëve është 79.5 vjeç. Ndërkohë, mosha mesatare e grave që kanë humbur jetën është më e lartë, 83.7 vjeç.

Nga mosha 40 vjeç deri në 50 vjeç kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa 5 janë konfirmuar të vdekur nën 40 vjeç, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera të rënda.

Edhe pse mosha e viktimave në Itali është e lartë, 68.3% e personave që kanë humbur jetën kanë pasur patologji të tjera, patologji kardiovaskulare, patologji të frymëmarrjes, diabetit e të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here