Gjashtë persona kanë humbur jetën në Greqi nga koronavirusi.
Mediat vendase bëjnë me dije se viktima më i fundit është një paciente 70 vjeçare nga Kastoria e cila ishte shtruar në spitalin e qytetit.
E moshuara bëhet viktima e tretë nga virusi në zonën e Kastoria.
Sipas te dhënave nga ekspertet greke, në 24 orët e fundit janë regjistruar 31 raste të reja të konfirmuara në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve me koronavirus në 418 për të 23 ditët e pandemisë, nga momenti i konfirmimit te rastit te pare.









































