Google search engine
Home Aktualitet Pamje nga arrestimi i vëllezërve Çala/ “Range”, ‘blind’ dhe furgon policie, momenti...

Pamje nga arrestimi i vëllezërve Çala/ “Range”, ‘blind’ dhe furgon policie, momenti kur mbërrijnë në Drejtorinë e Policisë, sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha parash dhe automjete

0
308

Rreth 1 vit nga grabitja e bujshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ka rënë në prangat e policisë krahu i djathtë i Admir Muratajt, Klement Çala.

Sipas uniformave blu, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.Po ashtu janë sekuestruar armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Vëllezërit Çala të shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit në 2019 janë kapur në Qerret të Kavajës mëngjesin e sotëm.

Ata fshiheshin në një banesë me qera gjatë kësaj kohe dhe falë informacioneve Policia arritit me një megaoperacion ku ishin të përfshira Departamenti i Policisë Kriminale, SPAK, RENEA, Forcat e Posaçme Operacionale apo dhe policitë lokale të Durrësit, Elbasanit dhe Tiranës mundën të arrestohen.

Po ashtu bëhet me dije se operacioni filloi këtë mëngjes dhe vijon ende.Po ashtu dy vëllezërve Çala i janë sekuestruar edhe dy motorë luksoz dhe të fuqishëm BMW si dhe dy automjete luksoze Audi veturë një me targa shqiptare dhe një me targa zvicerane. Më 23 korrik 2019 nga hetimi pasuror, Policia e Shtetit, asokohe me Krimet e Rënda sot prokuroria e posaçme SPAK, i sekuestruan vëllezërve Çala pasurinë me një vlerë rreth 500.000 Euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here