Një lajm i mirë vjen nga Italia për të prekurit nga koronavirusi. Një pacient 79-vjeçar është kuruar falë ilaçit Remdesivir.
Nga 7 marsi filloi trajtimi për të moshuarin dhe i kanë bërë dy teste së fundmi, të cilat kanë rezultuar negative. Matteo Bassetti, kreu i sëmundjeve infektive në Poliklinikën e San Martinos në Geno foli për trajtimin gjatë një konference për shtyp, raporton e përditshmja italiane Mentelocale.
“Ai do të kthehet në shtëpinë e tij në Lombardi shpejt dhe kjo na ka lumturuar shumë. Ilaçi duket se funksionon. Kemi pacientë të tjerë që po i trajtojmë”, tha Bassetti.






































