Google search engine
Home Aktualitet Masat ndaj Covid-19, të arrestuarit kontroll për gjendjen shëndetësore përpara se të...

Masat ndaj Covid-19, të arrestuarit kontroll për gjendjen shëndetësore përpara se të futen në qeli

0
406

Të gjithë personat e arrestuar në javën e fundit, përpara se të futen në qelitë e paraburgimit do tu bëhen kontrolle dhe teste nëse kanë apo jo virusin COVID-19.

Burime nga Ministria e Drejtësisë i thanë gazetës “SOT”, se kjo masë është marrë për parandalimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm në burgjet e vendit tonë. Sipas burimeve mësohet se pas caktimit të masës “arrest me burg” dhënë ditën e djeshme nga Gjykata e Krujës për Shkëlqim Halilin, i cili katër ditë më parë vrau nipin e tij, doktorët e burgjeve përpara transferimit të tij në paraburgim i kanë bërë kontroll mbi gjendjen shëndetësore. Halili, ka rezultuar i pastër dhe më pas është bërë transferimi i tij në ambientet e burgut 313 në kryeqytet. Kjo masë është marrë nga Ministria e Drejtësisë duke marrë shkas nga situata e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi ynë, për parandalimin e koronavirusit.

Ministria e Drejtësisë, pas një pune paraprake të kryer nga strukturat e saj, si dhe në vijim të vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka marrë një sërë masash të shtuara për të gjitha institucionet e varësisë, në mënyrë specifike për sistemin penitenciar në të cilin mbahen e trajtohen një numër i madh personazh të dënuar e të paraburgosur, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19. Alarmi se virusi do të rrezikojë jetën e të burgosurve dhe të paraburgosurve është përcjellë përmes një shkrese që mban datën 14 mars.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here