Ish ministri Edmon Panariti nëpërmjet një postimi në Facebook ka ndarë me qytetarët ato që thotë profesori amerikan William Haseltine, President i Access Health dhe drejtues i takimit të nivelit të lartë Kino-Amerikan për COVID – 19 në Wuhan. Sipas tij, ka katër skenarë për daljen nga kriza e koronavirusit.
Postimi i plotë:
Meqenëse pyetja që shtrojmë te gjithë ne keto kohe kritike eshte :
Kur dhe si do te dalim nga kjo virozë e rrezikshme ?
Atehere po ndaj me ju se cfare mendon per kete, Prof. William Haseltine, President i Access Health dhe drejtues i takimit te nivelit te larte Kino-Amerikan per COVID – 19 ne Wuhan.
Ai parashtron kater skenare dalje nga ky infeksion.
1. Pandemia dhe kurba e infeksionit zbutet deri ne zhdukje me ndryshimin e motit.
2. Virusi na Infekton të gjithë dhe ngaqe nuk mbetet me per te infektuar, infeksioni bie (ky do të ishte skenari me i keq dhe me nje perfundim të tmershem per nga humbjet e jeteve njerezore ).
3. Vaksinimi i popullates me vaksine anti covid, gje qe per fat te keq duhet te presim afro edhe nje vit.
4. Perdorimi i medikamenteve antivirale, anti covid – 19, per te parandaluar dhe mjekuar infeksionin, si per rastin e PrEP per virusin HIV.
Dalja e tyre per perdorim nga sherbimi shendetsor pritet per ceshtje javesh..
Shpresoj shumë ne skenarin e parë, i cili do te na kursente shumë humbje, vuajtje dhe sakrifica dhe per kete po i referohem nje komenti nga Prof. Arnold Monto, Epidemiolog dhe specialist i shendetit global ne Universitetin e Michiganit, njekohesisht keshilltar i OBSH dhe Departamentit të Mbrojtjes nga Semundjet ngjitese :
Ai thotë :
Njohim kater koronaviruse, te cilet infektojne sistemin e frymemarrjes..
Te kater keta, kane perhapje stinore.
Por nuk mund te themi me garanci se edhe COVID – 19 do të sillet si ta, sepse nuk e kemi studiuar.
Gjithesesi tu permbahemi me rigorozitet masave karantinore dhe atyre te kujdesit higjienik personal, por edhe strategjisë zbulo – izolo, per te frenuar perhapjen.
Sepse kjo do te thote te fitojmë kohe, e cila ne te kater skenaret mbetet aleatja jone.






































