Me infektimet që janë zeruar, Wuhan-i, qyteti vatër i shpërthimit të epidemisë, zbut karantinën në disa zona, pa asnjë rast të regjistruar, duke lejuar aktivitetet sociale në zonat e veçuara të banuara.
Këto janë vendimet e marra nga Task Forca lokale për ruajtjen e masave për mos pasjen e ndonjë shpërthimi tjetër.
Rezidentët e zonave të autorizuara u mblodhën në masë në aeroport për të përshëndetur mjekët që lënë qytetin, pas javësh pune intensive dhe të lodhshme.
Në pjesën tjetër të Hubeit, provinca ku Wuhan-i është kryeqendra dhe që nuk ka pasur të infektuar në 14 ditët e fundit, do të lejohet, me kushte, hyrja nga jashtë, sipas një urdhri të lëshuar nga autoritetet lokale.









































