Google search engine
Home Aktualitet Viktima e dytë e koronavirusit u prek nga i afërmi i kthyer...

Viktima e dytë e koronavirusit u prek nga i afërmi i kthyer nga Italia/ Si i infektoi 66-vjeçari nga Lushnja mjekët, infermierët dhe pacientët në spital

0
290

Personi i dytë i konfirmuar i vdekur nga koronavirusi në Shqipëri, rezulton ta ketë marrë Covid-19 nga një i afërmi i tij.

66-vjeçari lushnjar ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” prej problemeve në mushkëri.

Aty ai u infektua nga një familjar i cili i kishte shkuar për vizitë, pak pasi ishte kthyer nga Italia, i cili e kishte fshehur këtë fakt në Sanatorium.

66-vjeçari infektoi direkt një mjeke reanimatore, e cila është personi që i vendosi tubat e furnizimit me oksigjen.

Ai infektoi edhe tre mjeke të tjera, të treja specializante, dy pneumonologe dhe një kardiologe, të cilat i kanë shërbyer para se ai të diagnostikohej me infeksion.

Mendohet se ai ka infektuar, gjithashtu, direkt edhe një specialist të radigorafisë, edhe pse ekziston dyshimi se radiografi mund të ketë marrë infeksionin indirekt nga burime të tjera.

Po nga pacienti fillestar u infektuan tre infermiere, kryeinfermierja dhe dy infermieret e pavionit ku ai ishte i shtruar, të cilat i kanë marrë atij kampionët e gjakut për analiza, i kanë dhënë kurimin dhe ndihmë tjetër mjekësore.

Nga infermieret është infektuar një pacient tjetër në të njejtin pavion.

Nga ky i fundit pastaj janë infektuar tre të sëmurë të tjerë, të cilët qëndruan disa ditë në të njejtën dhomë me të.

Viktima e mëngjesit të sotëm, është i dyti në vendin tonë, pas 73-vjeçares nga Durrësi, e cila gjeti vdekjen qysh në ditët e para të shpërthimit të virusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here