Situata në Itali po përkeqësohet dita-ditës dhe autoritetet pavarësisht masave të marra nuk po mundin dot të ndërgjegjësojnë njerëzit se duhet të rrinë në shtëpi, për mos ta përkeqësuar më tej situatën.
“Të dielën ose kurba ulet, ose me shumë mundësi do të vlerësohet marrja e masave më të ashpra”. Kështu deklaroi zyrtari lombard Giulio Gallera, duke folur për ecurinë e të prekurve nga koronavirusi.
Guvernatori i rajonit të Lombardisë, Fontana deklaroi se numri i të prekurve nuk po ulet. “Edhe për pak nuk do të kemi më mundësi t’u japim një përgjigje atyre që sëmuren. Na ndihmoni t’ju ndihmojmë”.
Njerëzit ende nuk po ndërgjegjësohen në Itali, duke mbushur rrugët me dalje të kota, si shëtitje në park, apo xhiro me biçikletë, duke u bërë kështu të rrezikuar për t’u infektuar, apo për ta transmetuar te të tjerët nëse janë bartës.









































