Spanja është vendi i dytë europian i cili po përballet me numrin e lartë të personave të prekur nga koronavirusi. Mësohet se numri i të infektuarve nga Covid-19 i ka tejkaluar 13 mijë.
Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 533.
Spanja ka mbyllur kufijtë e saj dhe qytetarët po zbatojnë rregullat e karantinimit.
Spanja është bërë vendi i katërt në botë me shumicën e rasteve të koronavirusit, duke tejkaluar Korenë e Jugut dhe duke iu afruar Iranit.
Ditën e hënë autoritetet kanë nisur të ndalojnë makinat që kalojnë kufirin nga Franca dhe Portugalia.
Gjatë 24 orëve të fundit vendi Iberik ka shënuar mbi 1300 raste me covid-19.









































