Turqia vendosi të mbyllë kufijtë me Greqinë dhe Bullgarinë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga televizionet lokale, duke cituar një rregullore të shpërndarë nga Ministria e Brendshme.
Ndërkohë, presidenti Erdogan njoftoi për një paketë masash prej rreth 15 miliardë dollarë, për të ndihmuar ekonominë nga efekti i virusit.
Turqia i hapi kufijtë me këto dy vende të BE-së për të lënë të vërshonin refugjatët, pas sulmeve në Siri ku pati dhe ushtarë turq të vrarë, por edhe për të kërkuar ndryshimin e marrëveshjes për emigrantët.
Në Turqi aktualisht janë 98 të prekur me koronavirus dhe vetëm një viktimë, që nxiti dhe marrjen e masave më drastike për të luftuar pandeminë.










































