Google search engine
Home Lifestyle Rudina Dembacaj tregon tmerrin që kaloi: Mark Frroku me temperaturë 40.2, dyshojmë...

Rudina Dembacaj tregon tmerrin që kaloi: Mark Frroku me temperaturë 40.2, dyshojmë për koronavirus

0
308

Aktorja Rudina Dembacaj, u shpreh se ajo dhe i dashuri i saj Mark Frroku, kishin dyshuar se mos ishin infektuar me koronavirus, për shkak se ish-deputeti, para disa ditësh kishte takuar një person me Covid-19.

“Marku ka takuar pacientin zero dhe dy miqtë e tij. Marku erdhi me temperaturë 40.2 . Telefonuam 127 dhe na thanë se do vijën të na bëjnë tamponin. Pimë vetëm paracetamol. Marku kishte dhimbje të tmerrshme trupi. Pas paracetamolit ulej temperatura. E ndamë mendjen që kishim koronavirus. Ne në shpi jemi mbyllur me 5 anëtarë. Janë prindërit e Markut. Asnjëri prej tyre nuk ka asnjë simptomë. Madje unë gatuaja për të gjithë. Dhe kanë ngrenë nga duar e mia. Ne e ndamë mendjen. Dhe telefonuam serish 127 . U acarova shumë. Personi bënte edhe si investiguese. Unë me zi po merrja frymë ajo më thoshte do dënohesh. U trembëm se kishim hallin e të tjerëve në familje. Asnjëri nga ata nuk kanë asnjë simptomë. Fola me doktoreshën  dhe më thanë se nuk vijmë dot se s’ka tamponë dhe me tha të vetëizolohemi,” tha më tej Dembacaj. Në fund ajo sqaroi se fatmirësisht tani janë mirë, dhe nuk kanë asnjë shqetësim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here