Google search engine
Home Aktualitet Rreziku nga koronavirusi, rreth 5 mijë të dënuar drejt shërbimit të provës,...

Rreziku nga koronavirusi, rreth 5 mijë të dënuar drejt shërbimit të provës, ja kategoritë që pritet të lirohen

0
371

Të dënuarit për vepra të lehta penale, si vjedhja, mashtrimi, armëmbajtja pa leje apo aksidentet rrugore mund të lirohen nga burgu, me qëllim që të ulet numri i të burgosurve, si masë për parandalimin e koronavirusit. Një ditë më parë Ministria e Drejtësisë u nisi një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të nxjerrin udhëzime për aplikimin e masave për dënime alternative. Tani do të jetë qeveria ajo që do të vendosë për lirimin e këtyre personave që vuajnë dënimin në burgjet e vendit tonë për veprat e sipërpërmendura. Gazeta “Sot” mëson se në burgje dhe paraburgime ndodhen aktualisht rreth 5000 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ndodhen pas qelisë për vepra të lehta penale. Gjithashtu lirinë mund ta përfitojnë edhe të dënuarit mbi 60 vjeç, apo që vuajnë nga sëmundje kronike, të cilët nuk kanë përfituar nga amnistia e miratuar së fundi në parlament. Ministria u kërkon 3 institucioneve që të veprojnë në një kohë sa më të shpejtë që të urdhërojnë lirimin e këtyre personave. Kështu, nga kjo kërkesë pritet që nga burgjet të dalin hajdutë, mashtrues apo persona të tjerë me precedentë penalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here