Festivali Europian i Këngës, i parashikuar për t’u zhvilluar më 16 maj në Roterdam, është anuluar, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Njoftimi u bë në faqen zyrtare të eventi europian, ku thuhet: “Me keqardhme të thellë njoftojmë anulimin e “Eurovision Song Contest 2020” në Roterdam”.
Pritet që Festivali Europian i Këngës të zhvillohet po në këtë qytet holandez, por në vitin 2021.
Në edicionin e 64-t të Eurovizionit do të merrte pjesë edhe Shqipëri, e përfaqësuar nga Arilena Ara, me këngën “Shaj”.









































