Google search engine
Home Ekonomi Ndryshon sërish Akti Normativ për masat ndaj koronavirusit, ja urdhri për bashkitë...

Ndryshon sërish Akti Normativ për masat ndaj koronavirusit, ja urdhri për bashkitë mbi transportin publik dhe pastrimin e territorit

0
344

Qeveria ka ndryshuar sërish Aktin Normativ të masave ndëshkimore sa i takon situatës së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit. Gazeta “SOT” ka siguruar një tjetër ndryshim, që ka të bëjë me kompetencat e bashkive në menaxhimin e situatës. “Pas nenit 5, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet neni 5/1, me këtë përmbajtje: Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në kuadër të marrjes së masave gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, me pëlqimin e operatorëve ekonomikë, mund të bëjnë amendime të kontratave që kanë me operatorët e pastrimit dhe operatorët e transportit publik për ofrimin e këtyre shërbimeve, sipas nevojave të diktuara nga situata emergjente. Kontrata hyn në fuqi pas miratimit nga këshilli bashkiak përkatës. Kontrata nënshkruhet nga titullari i autoritetit kontraktor. Shpenzimet do të përballohen nga buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore”, thuhet në aktin normativ. Tashmë bashkitë kanë të drejtë që të marrin në dorë situatën sa i takon transporti urban dhe pastrimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here