Google search engine
Home Politike Drejtesi Ndryshime të papritura, prokurorët e rretheve zbarkojnë përkohësisht në Tiranë, nga Donika...

Ndryshime të papritura, prokurorët e rretheve zbarkojnë përkohësisht në Tiranë, nga Donika Prela tek Anton Martini (LËVIZJET- EMRAT)

0
368

Në Prokurorinë e rretheve kanë ndodhur disa lëvizje të papritura, ku disa prej tyre janë zhvendosur përkohësisht në Tiranë. Bëhet me dije se Abaz Muça që është aktualisht drejtues i Prokurorisë Mat është vendosur Prokuror i Përkohshëm në Prokurorinë e Tiranës.

Porkurori i prokurorisë së Dibrës Rifat Kojku është zhvendosur Prokuror i Përkohshëm në Prokurorinë e Tiranës.

Ndërkaq edhe Anton Martini që është aktualisht prokuror në Porkurinë e Shkodrës është vendosur Prokurori i Përkohshëm në Prokurorinë e Tiranës.

Pjesë e ndryshimeve të papritura është bërë edhe Prokuroria e Durrësit, ku prokurorja Donika Prela është vendosur Prokurore e Përkohshme në Prokurorinë e Tiranës.

Nuk dihet ende se cila është arsyeja e këtyre ndryshimeve të papritura, në një periudhë ku janë pezulluar shumica e aktiviteteve në vend dhe janë marrë masa të rrepta kundër COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here