Koronavirusi është një pandemi globale tashmë që ka prekur mbi 130 vende në mbarë botën duke u marrë jetën mijëra njerëzve ndërsa ka infektuar mbi 100 mijë të tjerë.
E prekur nga koronavirusi Gjermania ka gjasa të përballet me mbi 10 milionë njerëz të infektuar me COVID-19 në muajt në vazhdim nëse qytetarët gjermanë nuk do të zbatojnë rregullat dhe masat drastike që ka marrë qeveria për mposhtjen e virusit.
Pandemia e koronavirusit ka të ngjarë të zgjasë rreth dy vjet, tha kreu i agjencisë së shëndetit publik të Gjermanisë, duke shtuar se do të shkojë shumë në varësi të shpejtësisë me të cilën do të krijohet vaksina kundër virusi.
Dr Lothar Ëieler, presidenti i Institutit Robert Koch, tha që përfundimisht rreth 60-70 përqind e popullsisë globale mund të ishin infektuar, rikuperuar dhe fituar imunitet, por ishte e pamundur të thuash sa shpejt do të ndodhte kjo pandemi.
“Ne ende nuk e dimë sesa do të jetë niveli i vdekjeve deri në fund.“- u tha ai gazetarëve.
Ai tha se pa masat e rrepta të distancimit shoqëror të shpallura të hënën nga kancelarja Angela Merkel, Gjermania mund të përfundojë të përballet me miliona raste të koronavirusit
COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.Burimi: straitstimes.com









































