Një i burgosur është testuar pozitiv për koronavirusin, duke u bërë kështu rastin e parë në këtë sistem që infektohet në Britani.
Burri është i dënuar në “HMP Manchester” dhe aktualisht po mjekohet në spital.
Asnjë i burgosur apo repart tjetër nuk u testua pozitivisht, por 13 të dënuar dhe katër anëtarë të stafit janë tani në izolim. Vizitat po vijojnë normalisht dhe nuk ka asnjë ndërprerje.
Në Britani, numri i të prekurve është rritur në 2626, nga 1950 një ditë më parë. Kryeministri Boris Johnson u zotua të rritë numrin e testeve.









































